Mesazhet me tekst
Pajisja juaj mbështet mesazhet me tekst që e kalojnë kufirin për një mesazh të vetëm.
Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa e ofruesit
tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve. Shkronjat me
thekse, shenjat e tjera ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë hapësirë dhe e
kufizojnë numrin e shkronjave që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Shfaqet numri i përgjithshëm i karaktereve të mbetura dhe numri i mesazheve që duhet
të dërgohen.
Për të dërguar mesazhet, duhet të ruhet në pajisjen tuaj numri i saktë i qendrës së
mesazheve. Normalisht, ky numër cilësohet në mënyrë standarde nëpërmjet kartës suaj
SIM.
Caktimi i numrit të qendrës së mesazheve në mënyrë manuale
1 Zgjidhni
Meny
>
Mesazheri
dhe
Më shumë
>
Cilës. e mszh.
>
Mesazhet
tekst
>
Qendr. e mszhe.
.
2 Futni emrin dhe numrin e dhënë nga ofruesi i shërbimit.