Shkëmbimi i mesazheve
Zgjidhni
Meny
>
Mesazheri
>
Më shumë
>
IMs
.
Dërgimi i një IM
1 Zgjidhni një shërbim IM.
2 Zgjidhni një kontakt nga lista e kontakteve.
Çdo bisedë është në një skedë në pamjen e bisedës.
3 Futni mesazhin tuaj në kutinë e tekstit në fund të ekranit.
4 Zgjidhni
Dërgo
.
Marrja e mesazheve
Kur në bisedën tuaj aktuale mbërrin një mesazh i ri, ai shfaqet në fund të historisë së
bisedës. Kur mbërrin një mesazh i ri për një bisedë tjetër, skeda e bisedës përkatëse
vezullon. Për të ndërruar bisedat, veproni si më poshtë:
1 Shkoni te skedat e bisedave.
2 Lëvizni majtas ose djathtas për të hapur një bisedë.
Kur mbërrin një mesazh i ri nga një komunitet tjetër, kjo tregohet në cepin lart ose
poshtë.
Shkoni lart dhe zgjidhni
Ndërro
ose
Zgjidh
.
Cilësimet e njoftimeve
Edhe kur nuk e përdorni aplikimin, ju njoftoheni për mesazhet e reja. Për të ndryshuar
cilësimet e njoftimeve, veproni si më poshtë:
1 Në pamjen kryesore të IM, zgjidhni
Opsionet
>
Cilësimet e IM-it
.
2 Zgjidhni një lloj të njoftimit dhe
Ruaj
.