Shërbimet e rrjetit
Për përdorimin e pajisjes duhet të keni shërbim nga një ofrues shërbimi celular. Disa
funksione nuk disponohen në të gjitha rrjetet; funksione të tjera mund të kërkojnë që
të bëni marrëveshje të posaçme me ofruesin tuaj të shërbimit për përdorimin e tyre.
Shërbimet e rrjetit përfshijnë transmetimin e të dhënave. Pyesni ofruesin tuaj të
shërbimit për hollësi rreth çmimeve të rrjetit në vendlindjen tuaj ose kur bëni roaming
në rrjete të tjera. Ofruesi juaj i shërbimit mund t’ju shpjegojë se çfarë tarifash do të
aplikojë.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë
përdorimit ose të mos aktivizojë disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto funksione
nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë edhe elemente
të përshtatura të tilla si emrat e menyve, renditjen e menyve dhe ikonat.