Profili i fluturimit
Në mjedise të ndjeshme ndaj radiove, ku ju kërkohet të mos përdorni pajisjen tuaj, ju
mund të përdorni ende kalendarin tuaj, listën e kontakteve dhe lojërat jashtë linje duke
aktivizuar profilin e fluturimit.
Ndezja 15
tregon që profili i fluturimit është aktiv.
Aktivizimi i profilit të fluturimit
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Profilet
dhe
Fluturim
>
Aktivizo
ose
Personalizo
.
Çaktivizimi i profilit të fluturimit
Zgjidhni një profil tjetër.
Paralajmërim:
Me profilin e fluturimit nuk mund të kryeni ose të merrni asnjë lloj thirrjesh, duke
përfshirë edhe thirrjet e urgjencës, ose të përdorni funksione të tjera që kërkojnë
mbulim nga rrjeti. Që të kryeni thirrje, në fillim duhet të aktivizoni funksionimin e
telefonit duke ndryshuar profilet. Në qoftë se pajisja është e bllokuar, futni kodin e
bllokimit.
Nëse keni nevojë të bëni një thirrje urgjence ndërkohë që pajisja është e bllokuar dhe
në profilin e fluturimit, ju mund të fusni në fushën e kodit të bllokimit një numër zyrtar
urgjence të programuar në pajisjen tuaj dhe të zgjidhni ‘Thirr’. Pajisja do t’ju konfirmojë
që jeni gati të dilni nga profili i fluturimit për të filluar një thirrje urgjence.