Kodet e hyrjes
Për të cilësuar mënyrën se si i përdor kodet e hyrjes dhe cilësimet e sigurisë pajisja juaj,
zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
dhe
Siguria
>
Kodet e hyrjes
.
•
Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e pajisjes suaj nga përdorimi i paautorizuar.
Kodi i paracaktuar është 12345. Ju mund ta ndryshoni kodin si dhe ta cilësoni
pajisjen që të kërkojë kodin. Disa veprime kërkojnë kodin e sigurisë, pavarësisht
Ndezja 11
nga cilësimet, për shembull, nëse dëshironi të riktheni cilësimet e fabrikës. Mbajeni
kodin sekret dhe në vend të sigurtë, veç nga pajisja juaj. Nëse e harroni kodin dhe
pajisja juaj është e bllokuar, pajisja juaj do të ketë nevojë për shërbim. Mund të
aplikohen pagesa shtesë dhe mund të fshihen të gjitha të dhënat tuaja personale
në pajisje. Për më tepër informacion, kontaktoni me një pikë Nokia Care ose me
shitësin e pajisjes suaj.
•
Kodi PIN i dhënë me kartën SIM ndihmon për të mbrojtur kartën nga përdorimi i
paautorizuar.
•
Kodi PIN2 i dhënë me disa karta SIM, kërkohet për të hyrë në disa shërbime.
•
Kodet PUK dhe PUK2 mund të jepen me kartën SIM. Nëse ju fusni gabim kodin PIN
tre herë radhazi, do t'ju kërkohet kodi PUK. Nëse kodet nuk ju janë dhënë,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
•
Fjalëkalimi i bllokimit kërkohet kur përdorni shërbimin e bllokimit të thirrjeve për
të kufizuar thirrjet te dhe nga pajisja juaj (shërbim i rrjetit).
•
Për të parë ose ndryshuar cilësimet e modulit të sigurisë për shfletuesin, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
dhe
Siguria
>
Moduli i sigurisë
.