Nokia 6303i Classic - Mbështetja

background image

Mbështetja

Nëse dëshironi të mësoni më shumë si të përdorni produktin tuaj ose nëse jeni të

pasigurt se si duhet të funksionojë pajisja juaj, shikoni udhëzuesin e përdoruesit ose

faqet e mbështetjes në www.nokia.com/support ose faqen tuaj lokale të Nokia, ose me

një pajisje celulare, www.nokia.mobi/support.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, kryeni një nga veprimet e mëposhtme:

Rindizni pajisjen: fikni pajisjen dhe hiqni baterinë. Pas rreth një minute, rivendosni

baterinë dhe ndizni pajisjen.

Riktheni cilësimet origjinale të fabrikës siç shpjegohet në udhëzuesin e përdoruesit.

Përditësoni rregullisht softuerin e pajisjes suaj për performancë optimale dhe tipare

të reja të mundshme, siç shpjegohet në udhëzuesin e përdoruesit.

Nëse problemi juaj nuk gjen zgjidhje, kontaktoni me Nokia për opsionet e riparimit.

Shikoni www.nokia.com/repair. Para se të dërgoni pajisjen tuaj për riparim, krijoni

gjithmonë një kopje rezervë të të dhënave në pajisjen tuaj.