Teknologjia me valë Bluetooth
Me teknologjinë me valë Bluetooth ju mund të lidhni pajisjen tuaj, duke përdorur
radiovalë, me një pajisje të përputhshme Bluetooth brenda 10 metrave (32 këmbë).
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhje
>
Bluetooth
.
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2.1 + EDR duke mbështetur
profilet në vijim: hyrje në SIM, shtytje objekti, transferim skedarësh, kufje, pa duar, hyrje
e përgjithshme, portë seriale, shkëmbim objekti të përgjithshëm, rrjet me linjë
telefonike, ID e pajisjes, hyrje te numëratori telefonik, aplikim i zbulimit të shërbimit,
shpvrndarje e përparuar e audios, kontroll i largët audio video dhe shpërndarje e
përgjithshme audio/video. Për të siguruar ndërveprueshmërinë midis pajisjeve të tjera
që mbështesin teknologjinë Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të aprovuara nga
Nokia për këtë model. Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të përcaktuar nëse ato
përputhen me këtë pajisje.
36 Lidhja
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe
shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.
Krijimi i një lidhjeje me Bluetooth
1 Zgjidhni
Emri i tel. tim
dhe futni një emër për pajisjen tuaj.
2 Për të aktivizuar lidhjen Bluetooth, zgjidhni
Bluetooth
>
Aktiv
. tregon që lidhja
me Bluetooth është aktive.
3 Për të lidhur pajisjen tuaj me një pajisje shtesë audio, zgjidhni
Lidh paj. shtesë
aud.
dhe pajisjen shtesë.
4 Për të çiftëzuar pajisjen tuaj me një pajisje Bluetooth brenda rrezes, zgjidhni
Pajisje
të çiftuara
>
Shto paj. të re
.
5 Shkoni te pajisja e zgjedhur dhe zgjidhni
Shto
.
6 Bini dakord mbi një kod kalimi (deri në 16 karaktere) me përdoruesin e pajisjes
tjetër dhe futni kodin e kalimit në pajisjen tuaj. Për të vendosur lidhjen, futni kodin
e kalimit në pajisjen tjetër kur të kërkohet.
Përdorimi i pajisjes në gjendjen e fshehur, është një rrugë më e sigurt për të shmangur
programet keqdashëse. Mos pranoni lidhje me Bluetooth nga burime që nuk i besoni.
Ndryshe, çaktivizoni funksionin e Bluetooth. Kjo nuk ndikon në funksionet e tjera të
pajisjes.
Lidhja e kompjuterit tuaj personal me internetin
Ju mund të përdorni teknologjinë Bluetooth për të lidhur me internetin kompjuterin
tuaj të përputhshëm pa softuerin Nokia Ovi Suite. Pajisja juaj duhet të jetë në gjendje
të lidhet me internetin (shërbim i rrjetit) dhe kompjuteri juaj duhet të mbështesë
teknologjinë Bluetooth.
1 Sigurohuni që pajisja juaj mund të lidhet në internet
2 Çiftëzoni pajisjen tuaj me kompjuterin tuaj duke përdorur lidhjen Bluetooth. Pajisja
juaj hap automatikisht një lidhje të dhënash paketë në internet.