Thirrjet me anë të zërit
Kryeni një thirrje telefonike duke thënë emrin që është ruajtur te Kontaktet.
Meqenëse komandat me zë janë në varësi të gjuhës, para thirrjeve më zë zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
dhe
Telefon
>
Cilësimet e gjuhës
>
Gjuha e telefonit
dhe gjuhën
tuaj.
26 Kryerja e thirrjeve
Shënim: Përdorimi i thirrjeve me zë mund të jetë i vështirë në një ambient me zhurmë
ose gjatë një urgjence, kështu që në të gjitha rrethanat, nuk duhet të mbështeteni vetëm
në thirrjet me zë.
1 Në ekranin kryesor, mbani shtypur butonin e djathtë të zgjedhjes. Bie një ton i
shkurtër dhe shfaqet
Fol mbas tonit
.
2 Thoni emrin e kontaktit që doni të thërrisni. Nëse njohja e zërit është e suksesshme,
shfaqet një listë me përkime të propozuara. Pajisja luan komandën me zë të
përkimit të parë në listë. Nëse nuk është komanda e duhur, shkoni te një hyrje tjetër.