Menaxhimi i të drejtave dixhitale
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme të teknologjive të menaxhimit të të drejtave dixhitale (DRM) për të
mbrojtur pronën e tyre intelektuale, përfshirë të drejtat e autorit. Kjo pajisje përdor lloje të ndryshme të softuerëve DRM për
të hyrë në përmbajtje të mbrojtura DRM. Me këtë pajisje mund të hyni në përmbajtje të mbrojtura me WMDRM 10, OMA DRM
1.0, OMA DRM 1.0 forward lock dhe OMA DRM 2.0. Nëse softuerë të caktuar DRM nuk arrijnë të mbrojnë përmbajtjen, pronarët
e përmbajtjes mund të kërkojnë që të anulohet mundësia e një softueri të tillë DRM për të hyrë në përmbajtje të reja të mbrojtura
nga DRM. Anulimi mund të ndalojë gjithashtu rinovimin e përmbajtjes së tillë të mbrojtur nga DRM, aktualisht në pajisjen tuaj.
Anulimi i softuerit të tillë DRM nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje të tjera të DRM ose përdorimin e
përmbajtjes jo të mbrojtur nga DRM.
60 Këshilla për mbrojtjen e mjedisit
Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton të drejtat
tuaja për përdorimin e përmbajtjes.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të licensës dhe të përmbajtjes, përdorni
funksionin për kopjet rezervë të Nokia Ovi Suite.
Metodat e tjera të transferimit mund të mos e transferojnë licensën, e cila duhet të rikthehet me përmbajtjen, në mënyrë që
të mund të vazhdoni përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me OMA DRM, pas formatimit të kujtesës së pajisjes. Juve mund t'ju
duhet gjithashtu ta riktheni licensën, në rast se prishen skedat që ndodhen në pajisjen tuaj.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, licensa së bashku me përmbajtjen do të humbasin nëse formatohet
kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni licensën dhe përmbajtjen edhe nëse prishen skedat që ndodhen në pajisjen tuaj. Humbja
e licensës ose e përmbajtjes, mund ta kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më
tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Disa licensa mund të jenë të lidhura me një kartë të veçantë SIM dhe në përmbajtjen e mbrojtur mund të hyhet vetëm nëse
karta SIM është futur në pajisje.