Ngarkuesi i Hartave të Nokia-s
Me aplikimin për kompjuter, Ngarkuesi i Hartave të Nokia-s, mund të shkarkoni nga
interneti hartat dhe skedarët për orientimin me zë. Në pajisjen tuaj duhet të futet një
kartë kujtese me hapësirë të maftueshme. Ju duhet ta përdorni aplikimin Hartat dhe t'i
shfletoni hartat të paktën një herë, para se të përdorni Ngarkuesin e Hartave të Nokia-
s, për arsye se Ngarkuesi i Hartave të Nokia-s përdor informacionin e historikut të
hartave, për të kontrolluar se cilin version të hartave të shkarkojë.
Për të instaluar Nokia Map Loader, vizitoni www.nokia.com/maps dhe ndiqni
udhëzimet.
Shkarkimi i hartave me Ngarkuesin e Hartave të Nokia-s
1 Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin, me kabllo USB të përputhshme të dhënash
ose me një lidhje Bluetooth. Nëse përdorni një kabllo të dhënash, zgjidhni
PC
Suite
si metodën e lidhjes USB.
2 Hapni Ngarkuesin e Hartave të Nokia-s në kompjuter.
3 Zgjidhni një kontinent dhe një shtet ose rajon.
4 Zgjidhni hartat ose shërbimet dhe shkarkojini dhe instalojini ato në pajisjen tuaj.
Në skedën Shërbimi të Ngarkuesit të Hartave të Nokia-s, mund të blini licensa për
navigimin dhe informacionin mbi trafikun, udhëzues udhëtimi si dhe të shkarkoni harta.