Ngarkimi i baterisë
Bateria juaj është ngarkuar pjesërisht në fabrikë. Nëse pajisja tregon se bateria është e
ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2 Lidheni ngarkuesin me pajisjen.
3 Kur pajisja tregon se bateria është e ngarkuar plot, shkëputeni ngarkuesin nga
pajisja, pastaj nga priza në mur.
Ju mund ta ngarkoni baterinë edhe me një kabllo USB, duke përdorur energjinë nga një
kompjuter.
8
Fillimi
1 Lidhni kabllon USB me një portë USB të kompjuterit dhe me pajisjen tuaj.
2 Kur bateria të ngarkohet plotësisht, shkëputni kabllon USB.
Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar, ngarkimi USB mund të mos funksionojë.
Përdorni ngarkuesin në vend të saj.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të përcaktuar dhe mund ta
përdorni pajisjen kur është duke u ngarkuar. Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar,
mund të kalojnë disa minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para
se të mund të kryhen thirrje.
Ngarkimi i pajisjes kur dëgjoni radion mund të ndikojë në cilësinë e marrjes së
transmetimit.