Futja dhe heqja e kartës së kujtesës
Përdorni vetëm karta microSD të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim
me këtë pajisje. Nokia përdor standarde të miratuara industriale për kartat e kujtesës,
por disa marka mund të mos përputhen plotësisht me këtë pajisje. Kartat që nuk
përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin të dhënat që
ruhen në kartë.
Telefoni juaj mbështet karta microSD me kapacitet deri në 8 GB.
Fillimi
7
Vendosja e kartës së kujtesës
1 Hiqni kapakun e pasmë.
2 Futni kartën në folenë e kartës së kujtesës, me sipërfaqen e kontaktit të drejtuar
poshtë dhe shtypeni derisa të zërë vend.
3 Vendoseni përsëri kapakun e pasmë.
Heqja e kartës së kujtesës
I rëndësishëm: Mos e hiqni kartën e kujtesës gjatë një veprimi, kur karta është duke
u përdorur. Heqja mund të dëmtojë kartën e kujtesës dhe pajisjen si dhe mund të prishë
të dhënat e ruajtura në kartë.
Mund të hiqni ose zëvendësoni kartën e kujtesës pa e fikur pajisjen.
1 Sigurohuni që asnjë program është duke përdorur kartën e kujtesës.
2 Hiqni kapakun e pasmë
3 Shtypni lehtë kartën e kujtesës brenda për të liruar bllokimin dhe hiqni kartën e
kujtesës.
4 Vendoseni përsëri kapakun e pasmë.